Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot kanë mundësinë të blejnë biletat fizike për ndeshjen e 24 marsit, Shqipëri-Andorra.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të blejnë bileta fizike pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes së tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Njëkohësisht, biletat për këtë ndeshje do të vazhdojnë të shiten edhe online në linkun që mund ta gjeni në faqen zyrtare fshf.org.