Në postimin e sotëm të kryeministrit në largim të Kosovës, shihet se VV-ja ka dalë e para në 21 komuna, PDK në 3 sosh, si dhe AAK po ashtu në 3.
Pretendime të tilla, pra për fitore në një numër të madh komunash, VV kishte pasur edhe në vitin 2021. Madje, kishte qenë Armend Muja me deklaratën e tij të famshme se VV-ja do t’i fitojë 24 komuna.
“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besoj se do të fitoj në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha”, pati thënë Muja atëbotë.
Vetëvendosja më 2021 nuk arriti të fitojë asnjë komunë në raundin e parë, ndërsa në balotazh doli fituese në jo më shumë se 4 sosh, duke pësuar debakël të madh pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021./gazetametro.net