Lidhur me këtë çështje, Express ka kontaktuar me kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, e cila tha se inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë inspektuar furrat ku është shënuar ngritje e çmimit të bukës.
Mirëpo, Haliti tha se inspektorët do të presin tri ditë nga furrtarët që ta paraqesin dokumentacionin, pastaj do të merret vendimi.
Gazeta sot ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu. Sipas tij është e palogjikshme që të ngritet çmimi i bukës kur çmimet janë në rënie.
“Është e padrejtë, është jologjike edhe e paarsyeshme. Ka rënie të çmimit të grurit dhe të miellit. Para sezonës kjo është normale dhe logjike. Tash javën e fundit kemi rënie të çmimeve dhe presim rënie të çmimeve të mëtutjeshme. D.m.th nuk vjen si arsye e lëvizjes së çfarëdo çmimi të miellit në treg apo edhe mungesës që ish paraqit. Nuk ka mungesa, ka sasi të mjaftueshme. Presim për një javë të fillojmë me sezonën e grurit. Çmimet janë në ramje, jo në ngritje. Lëvizjet e djeshme të çmimeve i shoh shumë të paarsyeshme”, ka thënë Zejnullahu.