Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 20 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve rajoni i Pejës me 51 270 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.