Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme gjatë këtij viti, ka organizuar koktej fundviti me bizneset anëtare, institucionet, përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të ambasadave.
Përmes një komunikate për medie, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, theksoi se ende pa dalë mirë nga pandemia, bizneset u goditën nga ndryshimet enorme në çmime dhe vonesat në furnizim si rrjedhojë e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, andaj Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka punuar në vazhdimësi të ju qëndrojnë afër bizneseve.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të cilat organizon kësaj radhe në shenjë falënderimi për bashkëpunimin korrekt të treguar gjatë këtij viti ka organizuar koktej fundviti me bizneset anëtare, institucionet, përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave, kryetarë të Dhomave të Tregtisë, përfaqësues të mediave dhe mysafirë të shumtë.
“Motoja: ‘Bëje çdo ditë të domosdoshmen, pastaj të mundshmen se e pamundura që është për të tjerët, vjen vetvetiu’, ka vazhduar edhe gjatë këtij viti që po lëmë pas ku është mbajtur Kuvendi zgjedhor ku Dhoma e Tregtisë u freskua në udhëheqje në bord me mbi 30%”, shtoi tutje Krasniqi.
Për një fjalë rasti ishte i ftuar edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mehdi Qyra, i cili ritheksoi se bashkëpunimi korrekt padyshim se do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjik rajonal.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është e bindur se me bashkëpunimin e vazhdueshëm me bizneset, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, thuhet në fund të komunikatës.