Microsoft po përgatitet t’i reduktojë mijëra vende pune, derisa pozitat në burimet njerëzore dhe inxhinieri do të eliminohen plotësisht.
Sky News ka mësuar se gjiganti amerikan i teknologjisë mund të shpallë planet për të larguar një numër të konsiderueshëm të vendeve të punë në mbarë botën brenda pak ditësh.
Javët e fundit, disa kompani të mëdha teknologjie kanë përdorur “sëpatën” për largimin e punëtorëve, ku Amazon tregoi planet për të shkurtuar 18 për qind vende pune apo rreth 6 për qind të fuqisë punëtore.
Po ashtu, Salesforce ka njoftuar se do të shkurtonte 8 mijë vende pune, ndërsa Meta do të largoj 11 prej tyre.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë detyruar t’i përgjigjen sinjaleve të një ngadalësimi ekonomik botëror, ku shumë prej tyre kanë rekrutuar dhjetëra mijëra vende pune gjatë pandemisë COVID-19.
Nën pronësinë e Elon Muskut, rrjeti social Twitter ka shkurtuar mijëra vende pune, kurse 6 mijë punëtorë janë larguar nga HP.