Nëndetësja më e fundit bërthamore e Kinës u mbyt gjatë ndërtimit të saj në fillim të këtij viti, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA.
Imazhet satelitore nga qershori treguan vinça në kantierin detar Wuchang ku do të ishte ankoruar nëndetësja sulmuese e klasit Zhou.
Këto imazhe tregojnë se ka të ngjarë që e njejta ësht përmbyt midis majit dhe qershorit, tha zyrtari.
Statusi aktual i nëndetëses nuk është konfirmuar nga Kina.
Mbytja e nëndetëses u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal.
Kina thotë se nuk ka informacion për të ndarë
Raportet për fundosjen e një nëndetëse gjatë ndërtimit mund të jenë një pengesë e mundshme për Kinën, pasi ajo vazhdon të zgjerojë kapacitetin e saj detar.
“Ne nuk jemi të njohur me situatën që ju përmendët dhe aktualisht nuk kemi asnjë informacion për të dhënë,” tha një zëdhënës i ambasadës kineze në Washington.
Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se “nuk ishte për t’u habitur” që marina e Kinës do të fshehë fundosjen e nëndetëses.
“Përveç pyetjeve të qarta në lidhje me standardet e trajnimit dhe cilësinë e pajisjeve, incidenti ngre pyetje më të thella në lidhje me përgjegjshmërinë e brendshme të PLA dhe mbikëqyrjen e industrisë së mbrojtjes së Kinës – e cila ka qenë prej kohësh e rrënuar nga korrupsioni,” tha zyrtari, i cili përdori një akronim për Ushtria Çlirimtare Popullore.