Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, nderojmë dhe falënderojmë paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë.
Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë.
Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!