I nderuar që sot në selinë e re të Aleancës pata rastin ta pres kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Në një diskutim të hapur e miqësor folëm për proceset nëpër të cilat po kalon njeriu i Kosovës dhe shteti ynë. Roli i prijesve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante, vlerë kjo që na bën krenarë edhe si popull edhe si shtet.
Aleanca gjithmonë do të jetë e hapur për të diskutuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me komunitetet fetare në Kosovë, pa dallim.