Gjatë ndeshjes së Premierligës angleze mes Newcastle dhe Brighton, futbollisti i vizitorëve Danny Welbeck është lënduar rëndë!
Shënuesi i golit të vetëm të ndeshjes deri në atë moment pati një duel me mbrojtësin e “magpias” Fabijan Shar, i cili pasi u godit në shpinë, mbeti i shtrirë i palëvizur. Ekipi mjekësor u përgjigj dhe ata duhej ta nxirrnin jashtë me barelë!
Ndeshja u ndërpre për më shumë se pesë minuta. Mbetet shpresa që lëndimi të mos jetë i një natyre të rëndë dhe që Welbeck të rikthehet sa më shpejt në fushë!