Liderët e kualicionit të AAK-së, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 si Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Abdullah Klinaku, Artan Nimani kanë përfunduar punën mbi programin zgjedhor për periudhën 2025-2029, duke arritur një marrëveshje për prioritetet kryesore që do të udhëheqin veprimtarinë e tyre politike në të ardhmen.
Në fokus të këtij programi është anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Kosovës në NATO, një objektiv që liderët e AAK-së e shohin si një hap të rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në vend. Po ashtu, zhvillimi ekonomik dhe konsolidimi demokratik dhe institucional janë thelbësore për krijimin e një ambienti më të favorshëm për qytetarët e Kosovës.
Një tjetër prioritet i rëndësishëm është rritja e pagës mesatare mbi 1000 euro dhe sigurimi i pensioneve minimale prej 500 eurosh. Këto masa synojnë të përmirësojnë standardin e jetesës së qytetarëve, duke e vendosur familjen si shtyllë themelore të shoqërisë.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për listën e kandidatëve, e cila do të garantojë cilësi dhe gjithëpërfshirje në përmbushjen e synimeve të vendosura. Kryetari Ramush Haradinaj, i cili është gjithashtu kandidat për kryeministër, po udhëheq me përkushtim për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për Kosovën.
Ky program zgjedhor reflekton angazhimin e AAK-së për të adresuar sfidat aktuale dhe për të krijuar një vizion të qartë për zhvillimin e vendit në vitet e ardhshme.