Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme nga Prekazi, vendi ku janë vendosur themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Limaj, pjesë e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, ka shprehur angazhimin e tij për fuqizimin dhe avancimin e vendit, duke theksuar rëndësinë e kësaj zone simbolike për historinë e Kosovës.
Në fjalimin e tij, Limaj theksoi se Prekazi, si emblema e lirisë dhe pavarësisë, është vendi ku nisën celulat e para të lirisë për popullin shqiptar, dhe se kjo është një ngjarje e shenjët për të gjithë ata që luftuan për të drejtat dhe lirinë e Kosovës. Ai u zotua për vazhdimin e punës për zhvillimin e vendit dhe avancimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Limaj i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin koalicionin “Për Kosovën Fituese”, i cili synon të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët e Kosovës.