Sonte, Nisma Socialdemokrate zhvilloi një takim të frytshëm me banorët e lagjes Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për komunitetin dhe për vendin në tërësi. Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët ndanë shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale dhe pritshmëritë për ndryshime të domosdoshme.
Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Endrit Shala, i cili theksoi se qeveria aktuale ka dështuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Ai prezantoi vizionin e qartë të Nismës Socialdemokrate përmes iniciativës “Për Kosovën Fituese”, duke premtuar veprime konkrete që do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari.
“Ne besojmë se veprimet flasin më shumë se fjalët. Përmes #VeçVEPRA, do të sjellim ndryshime që do të ndihen në çdo lagje dhe shtëpi në Kosovë,” deklaroi deputeti Endrit Shala.
Mesazhi i Nismës Socialdemokrate
Përfaqësuesit e Nismës theksuan se angazhimi i tyre është për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e vizionit të tyre.