Në ndeshjen e fundit të “Ligue 1”, Paris Saint-Germain (PSG) mposhti Monacon me rezultatin 4-1 në shtëpi.
Para kësaj fitoreje, klubi parizien ka bërë zyrtarizimin e rinovimeve të kontratave me trajnerin Luis Enrique dhe disa lojtarë kyç.
Trajneri spanjoll ka rinovuar kontratën me PSG deri në vitin 2027. Ndërsa, mesfushori Vitinha dhe mbrojtësit e krahut Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi do të qëndrojnë te kampionët e Francës deri në verën e vitit 2030.
Aktualisht, PSG kryeson “Ligue 1” me 53 pikë, ndërsa Monaco renditet i treti me 37 pikë.