Bashkimi Evropian ka shprehur pritshmëritë e tij për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i cilësoi si paqësore dhe konkurruese.
Në një deklaratë të përbashkët më 11 shkurt, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, theksuan përkushtimin e BE-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Vazhdojmë angazhimin tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës për t’u afruar më shumë me BE-në dhe për të përfituar plotësisht nga mundësi të rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.