Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër aktual i Kosovës, ka thyer rekordin e numrit të votave në historinë e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato të diasporës dhe ato me kushte, Albin Kurti ka arritur një total prej 336,480 votash, duke e kaluar Vjosa Osmanin, e cila mbante rekordin nga zgjedhjet e vitit 2021. Me këtë rezultat, ai është bërë politikani më i votuar në historinë e Kosovës.