Të hënën në QNR, me vendim të KQZ’së, janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet. Këto vendvotime të rinumëruara i takojnë komunës së Vushtrrisë, tha zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi.
“Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.”