Mark Rutte, Sekretari i NATO-s, ka deklaruar se Kosova është një vend shumë i rëndësishëm, dhe se po ashtu, ky vend duhet të jetë në situatën më të mirë të mundshme.
Sekretari i NATO-s është deklaruar edhe për çështjen zgjedhjeve në Kosovë duke thënë se ‘‘do të shohim si do të formohet Qeveria e re’’.
Tutje, ai ka deklaruar se situata është duke ndryshuar në të gjithë rajonin, dhe se ai është në komunikime intensive me liderët e Kosovës, por edhe ata të Bosnje e Hercegovinës, si dhe me liderin serb Vuçiçin.
‘‘Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezencë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiqin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”.