Doarsa Kica Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë një deklaratë që tingëllon e njëjtë me atë të presidentes, Vjosa Osmani, para dy vitesh.
“Kush do betejë, betejë do të ketë“- ishte deklarata e Osmanit kur dilte t’ia mbështeste kryeministrit Kurti idenë për mos-dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të Prokurorisë së Shtetit, shkruan Insajderi.
“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë“, kishte thënë Osmani.\INSAJDERI.