Tashmë që janë bërë publike të gjitha agjendat për protestat, të cilat pritet të jenë ndër më masoviket e viteve të fundit në rajon, 15 marsi në Beograd, shoqëria serbe po polarizohet në mënyrë ekstreme.
Dje, siç kishim informuar, Goran Radoslajevic, i njohur si Guri, drejtonte kolonën e veteranëve të ish-“Beretave të Kuqe” të Jugosllavisë, të cilët ishin kundër protestave të studentëve. Ndërkohë, sot, veteranët e Ushtrisë së Rregullt paralajmëruan se më 15 mars do të jenë në krah të studentëve, siç u shprehën ata, për t’i mbrojtur nga dhuna që po ushtron regjimi atje.
Ndryshe, “Beretat e Kuqe” dhe Radoslajevic mbahen përgjegjës për Masakrën e Reqakut në Kosovë, si dhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, shtetas të SHBA-së, ndërsa veteranët e Ushtrisë janë nga komanda që kishte luftuar në Kosharë dhe Pashtrik, po ashtu në Kosovë.