Në vitin 2020, një person i panjohur i dërgoi dosjet në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Dosjet u dërguan për të përshpejtuar arrestimin e krerëve të UÇK-së. Befasisht, Gjykata Speciale i arrestoi krerët e organizatës së veteranëve të UÇK-së pse treguan se ato kishin ardhur në zyrën e tyre. Asnjëherë nuk është arrestuar organizatori dhe dërguesi i këtyre dosjeve. Madje, Gjykata Speciale as nuk i hetoi. Dje, një hetues e kërcënoi mjekun pse ai e përqafoi ish-presidentin Hashim Thaçi. Hetuesi kishte një kapelë e cila është identike me kapelën e dërguesit të dosjeve në vitin 2020. Po ashtu edhe konstrukti i trupit është i njëjtë. Tanimë janë shtruar dilemat se mos vetë Gjykata Speciale në bashkëpunim me Serbinë i dërgoi dosjet në zyret e OVL-UÇK-së për të krijuar bindjen se dëshmitarët kërcënohen në Kosovë dhe kështu të përshpejtohet arrestimi i krerëve të UÇK-së. Si ka mundësi që Gjykata Speciale me gjithë mekanizmat evropianë që i ka në dorë, të mos i gjejë organizatorët e dosjeve dhe madje as mos t’i hetojë, kur ata treguan se dosjet ishin autentike, pra origjinale dhe jo të falsifikuara. Gjykata Speciale është vërtetuar që bashkëpunon ngushtë me Serbinë dhe një komplot i tillë ndaj UÇK-së nga vet ata është i pritshëm.