Steve Witkoff, emisari presidencial për luftën në Ukrainë, ishte mbrëmë në Moskë për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili si duket është më i gatshëm për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, përcjell Gazeta Metro.
Pas takimit me emisarin e presidentit Trump, Kremlini tha se ka një ”optimizëm të kujdesshëm” sa i përket arritjes së një armëpushimi me Ukrainën, raporton Telegraph-i britanik.
Një zëdhënës nga Kremlini tha se Putin është në ”solidarizim” me presidentin Trump, por ka ende punë për të bërë para se të arrihet marrëveshja.
Po ashtu u njoftua se presidenti amerikan do të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij rus pasi të kthehet emisari Witkoff në SHBA.
Fillimisht, Putin nuk e pranoi propozimin amerikan për armëpushim, duke kërkuar garanca që gjatë periudhës 30-ditore të armëpushimit, Ukraina të mos pranojë ndihma ushtarake dhe të mos kryejë stërvitje./gazetametro.net