Eugen Cakolli nga organizata Demokracia në Veprim ka deklaruar se nuk pritet ndryshim në numrin e deputetëve të partive politike pas rinumërimit të votave.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të mbetet me 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë.
“Ajo që mund të ndryshojë, por në përqindje shumë të vogël, është rezultati i votave për partitë, pasi shumica dërrmuese e 1,600 votave të rinumëruara i përkasin VV-së,” tha Cakolli gjatë një interviste në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova. Rinumërimi u bë për shkak të prerjes së gabuar të fletëvotimeve nga votuesit.