Salah, 32 vjeç, shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në gjashtë ndeshje të Premierligës gjatë muajit shkurt. Liverpooli regjistroi katër fitore dhe dy barazime gjatë këtij periudhe.
Ky është çmimi i shtatë për Salah si Lojtari i Muajit në Premier League, një arritje e madhe që e vendos atë në shoqërinë e dy legjendave të futbollit, Kun Aguero dhe Harry Kane, që gjithashtu kanë fituar këtë çmim shtatë herë.
Në një tjetër zhvillim, trajneri i Evertonit, David Moyes, është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në Premier League. Ky është çmimi i 11-të për Moyes si trajneri më i mirë i muajit, duke e bërë atë të barazohet në vendin e tretë për nga numri i çmimeve me Pep Guardiolën.
Evertoni mbeti i pamposhtur në Premier League gjatë muajit shkurt, duke regjistruar dy fitore dhe tre barazime. Moyes ka humbur vetëm një ndeshje në ligë që nga momenti kur mori drejtimin e ekipit më 11 janar.