Një protestë e madhe do të mbahet sot në Beograd, e shkaktuar nga tragjedia në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në një stacion hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Qytetarët dhe studentët e Beogradit do të mblidhen në disa pika të qytetit, duke filluar nga ora 11:30. Ata do të marshojnë në grupe dhe do të mbërrijnë rreth orës 16:00 në një tubim qendror para Kuvendit Kombëtar të Serbisë.
Protesta do të nisë në orën 11:30 nga rrethrrotullimi në Beogradin e Ri dhe nga Autokomanda, ndërsa në Sheshin e Republikës dhe Bulevardin Mbreti Aleksandër do të mblidhen në orën 13:00.
Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete që nga 22 nëntori, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin në stacionin e trenit, luftën kundër korrupsionit dhe një shoqëri ku institucionet të funksionojnë pa presion dhe ndikim politik, shkruan aljazeera.