Sot kujtojmë protestën me bukë për Drenicën, e mbajtur më 16 mars të vitit 1998 dhe e udhëhequr nga gratë e Kosovës.
Protesta erdhi si kundërpërgjigje dhe ftesë për reflektim e ndërgjegjësim ndërkombëtar mbi ngjarjet e marsit 1998 në Prekaz, pas masakrës në familjen Jashari dhe rrethimin e Drenicës nga forcat e armatosura të Serbisë.
Disa nga gratë që i prinë kësaj proteste ishin Flora Brovina, Vjosa Dobruna, Edita Tahiri, Sevdije Ahmeti, Edi Shukriu dhe Melihate Tërmkolli.
Reporting House dokumenton këtë protestë përmes video xhirimeve ekskluzive dhe fotografive, të kësaj forme të rezistencës civile ndaj shtypjes së regjimit të atëhershëm të Serbisë.