Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Limaj, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Haxhi Thaçin si një njeri të sakrificës, i cili ka përballuar sfida të mëdha gjatë gjithë jetës së tij.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi. Baca Haxhi ishte një njeri i dashur, me vlera të larta kombëtare dhe i sakrifikuar. Ai përballoi sfida të rënda gjatë jetës dhe asnjëherë nuk u dorëzua, madje edhe në betejën e fundit të djalit të tij në Hagë. Pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por gjithmonë qëndroi i fortë përballë çdo vështirësie.”
Limaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Thaçi, miqtë dhe bashkëluftëtarët, veçanërisht për mikun e tij, Hashim Thaçin. Ai përfundoi mesazhin me fjalët: “Prehu në paqe, baca Haxhi.”