Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se ka nisur procesi i riprogramimit të semaforëve në kryeqytet.
“Kemi filluar me riprogramimin e semaforëve në Kryeqytet! 🚦 Me këto ndryshime do të lehtësohet trafiku në orët e pikut, duke krijuar qasje dhe alternativa për vozitësit,” shkroi ai.
Sipas Ramës, këto përmirësime synojnë të krijojnë një “valë të gjelbër”, duke mundësuar një qarkullim më të shpejtë nga lagjja Dardania deri te Bregu i Diellit.
“Ky është vetëm fillimi! 🔜 Së shpejti do të sjellim ndryshime të tjera, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin tonë të mobilitetit, për ta bërë lëvizjen në kryeqytet edhe më të lehtë dhe më të organizuar,” përfundoi kryetari i Prishtinës.