Latifi solli një kontrast të thellë midis asaj kohe dhe ditës së sotme, duke thënë se bijtë dhe nipat e gjeneratës që e përjetoi atë kohë, nuk janë mirënjohës ndaj NATO-s.
“Dikush një herë ka thënë: mjafton një brez i keq për ta shkatërruar atë që është ndërtuar me mundin e shumë brezave. Kjo thënie e përshkruan saktë katastrofën e sotme morale të shoqërisë sonë”, përfundoi Latifi./gazetametro.net