Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).
Sipas një postimi të bërë në Facebook, në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë. Ministrja Gërvalla do të përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme, përfshirë sundimin e ligjit, ekonominë dhe reformat institucionale.