Zelensky pretendoi se forcat ukrainase u përballën me së paku 6 ushtarë kinezë në front, ndërsa sipas tij, ka shumë më shumë se kaq që po luftojnë në anën e Rusisë.
Ai po ashtu njoftoi se ka kërkuar një shpjegim nga Pekingu zyrtar dhe të shohë se si do të reagojë Kina pas këtij lajmi, raporton The Telegraph.
“Ushtria jonë kapi dy shtetas kinezë që luftonin për ushtrinë ruse. Kjo ndodhi në territorin e Ukrainës – në rajonin e Donetsk”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale që përfshinte imazhe të njërit prej të burgosurve të dyshuar kinezë.
Kjo do të shënonte herën e parë që trupat kineze janë vënë re në vijën e frontit, duke shënuar një përshkallëzim potencialisht të rëndësishëm në konflikt, i cili tashmë ka përfshirë mijëra trupa të Koresë së Veriut./gazetametro.net