Në refuzimin e ftesës së Albin Kurtit për “takim konstulativ për Qeveri të re”, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se si parti mbështesin konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 15 prill.
Abdixhiku tha se i njeh të drejtën legjitime dhe kushtetuese partisë së parë për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe qeveri të re – por, se në rast se Vetëvendosja dështon në këtë drejtim, i njohin “secilit” që e arrin këtë.
“LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën”. Pastaj e mbylli atë porosi me “qëndrimet tona janë të qarta”, që javëve të fundit ishin cak i shumë kritikave.
E qartë ishte nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, që pak orë më vonë në Klan Kosova, e përsëriti qëndrimin se besojnë se vetëm nëse i prin LDK pranon koalicion.
“Përveç hendekun me VV…ne kemi theksuar që qëndrim tjetër është që LDK të udhëheq qeverinë. Kjo nuk është protagonizëm, dhe kjo është besim i thellë anëtarësisë tonë që vetëm përmes udhëheqjes së qeverisë nga LDK mund të shtyhet para programi jonë” – ka thënë Kica-Xhelili të martën.
Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, tha se më parë pranojnë që vendi të shkoj në zgjedhje se sa të ketë koalicione të tilla derisa po i referohej Vetëvendosjes në televizionin Kanal 10.