Biznesmeni Ylber Blakaj është sulmuar me kondak të armës, grushte e shqelma, tregojnë pamjet nga kamerat e sigurisë.
Blakaj, drejtues i disa bizneseve në fushën e ndërtimit, është sulmuar nga dy persona të mërkurën e javës së kaluar në një lokal në Istog.
Pamjet e publikuara sot nga portali Sinjali tregojnë sesi dy të dyshuarit, të arrestuar të hënën, i afrohen Blakajt te tavolina ku po qëndronte i vetëm dhe nisin sulmin ndaj tij pasi ngritet në këmbë dhe përpiqet të largohet nga lokali.
VIDEO:
https://www.facebook.com/share/v/12Gj9RDNr84/
Prokuroria Themelore në Pejë tha të martën se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se do të ndiqen penalisht për tri vepra penale, përfshirë shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri brenda lokalit duke e thyer një xham.
Ylber Blakaj është një sipërmarrës i njohur në qytetin e Istogut. Ai është pronar i dy bizneseve të cilat merren me ndërtim dhe prodhim të energjisë elektrike, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).