Netanyahu pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump të hënën ku u njoftua se ka bisedime direkte me regjimin teokratik xhihadist të Iranit, doli pro bisedimeve.
Ai të martën tha se po pajtohet me nismën amerikane që Irani mos të ketë armë bërthamore dhe e shtroi si do të zhvillohej ai proces i çmilitarizimit. Do të ishte i pranueshëm nëse do të ishte i ngjashëm me atë në Libi: “Ne hymë, i hedhim në ajër objektete, çmontojmë të gjitha pajisjet, nën mbikqyrjen e udhëheqjen amerikane. Ky do të ishte skenari ideal”.
“Opsioni i dytë është, të cilin nuk e duam, se ata thjeshtë do t’i zvarrisin negociatat, rast në të cilin, opsioni ushtarak bëhet i vetmi”./gazetametro.net