Serbët e Kosovës, pjesëmarrës në të ashtuquajturin “Marshimi nga Kosova dhe Metohija”, u kapën në flagrancë duke gënjyer. Ndonëse kishin thënë se do të niseshin në këmbë deri në Beograd për të marrë pjesë në mitingun e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata u panë duke hipur nëpër autobusë për të arritur në kryeqytetin serb.
Mediumi serb ‘N1’ ka publikuar pamjet, të cilat thonë se erdhën nga grupi i aktivistëve “Uzinat”.
Sipas dëshmisë së qytetarëve, rreth orës 15:30 një kolonë këmbësorësh është larguar nga parkingu te Shtëpia Norvegjeze, përcjell Insajderi.Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar”, ndërsa në fshatin Majdan kanë mbërritur rreth orës 18:30, përballë tavernës “shofer”.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët hipin të gjithë “këmbësorët”.
Sipas asaj që i kanë thënë dëshmitarët mediumit serb, asnjëri prej tyre nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy vetura. /Insajderi.org/