Analisti i njohur dhe anëtar i VV-së, Sadri Ramabaja pohoi se deputeti i zgjedhur, Nait Hasani do të votojë pro Qeverisë Kurti.
Kësaj deklarate iu përgjigj vet deputeti Hasani, duke hedhur poshtë cdo pretendim të Ramabajës, raporton Periskopi.
Hasani deklaroi se s’pranon me asnjë cmim ta votojë VV-në.
“Unë me asnjë çmim nuk e votoj qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse duhet me shku në zgjedhje shkojmë, por une nuk ia jap votën Albin Kurtit”, u shpreh Hasani në Debat Plus.