Sot në Kosovë parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, të cilat pritet të tërhiqen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Erërat do të fryjnë nga veriperëndimi, sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa më vonë gjatë ditës do të ndryshojnë drejtim dhe do të fryjnë nga jugperëndimi. Temperaturat do të luhaten nga -2 gradë Celsius në mëngjes deri në 15 apo 16 gradë Celsius gjatë ditës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi të premten do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme në mesditë në disa rajone. Pasdite dhe në mbrëmje parashikohet kthjellim në të gjithë rajonin, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë rritje të lehtë.