Sot në Kosovë parashikohet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, me alternime vranësirash dhe intervalesh me diell. Lokalisht priten reshje shiu, ndërsa rrymimet ajrore të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi pritet të sjellin pluhur nga Shkretëtira e Saharasë.
Temperaturat minimale do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 7 apo 8°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë një ulje të lehtë, me vlera që pritet të arrijnë 19 deri në 20°C.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e hënë do të nisë me vranësira të dendura dhe reshje lokale. Gjatë ditës reshjet do të jenë të pakta, por vranësirat do të mbeten dominuese, me mundësi për intervale të shkurtra me diell në disa zona.