Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se propozimi ka mbërritur në Kuvend dhe se seanca e posaçme do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.
Për seancën e dytë të veçantë të Kuvendit Popullor është përcaktuar rendi i ditës – Zgjedhja e Qeverisë dhe dhënia e betimit nga ana e kryeministrit dhe ministrave të rinj.
Në përbërjen e propozuar të Qeverisë, Sinisha Mali është propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave, Ivica Daçiq si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Adrijana Mesaroviq si zëvendëskryeministre dhe ministre e Ekonomisë.
Gjithashtu në përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë, të propozuar nga kandidati për kryeministër Gjuro Macut, ndër emrat për ministër është përfshirë edhe një shqiptar, Demo Berisha, i cili është propozuar për ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave Kombëtare dhe Dialogun Shoqëror.
Edhe pse është shqiptar, Berisha nuk gëzon përkrahje nga shumica e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, ku konsiderohet si figurë e padeshirueshme për shkak të qëndrimeve të tij dhe mungesës së përfaqësimit real të interesave të shqiptarëve në këtë rajon.
Pjesë e kabinetit të propozuar janë edhe:
Dragan Glamoçiq – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
Sara Pavkov – ministre e Mbrojtjes së Mjedisit
Aleksandra Sofronijeviq – ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
Dubravka Gjedoviq Handanoviq – ministre e Minierave dhe Energjisë
Jagoda Lazareviq – ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme
Nenad Vujiq – ministër i Drejtësisë
Snežana Paunoviq – ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale
Demo Berisha – ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror
Bratislav Gashiq – ministër i Mbrojtjes
Marko Gjuriq – ministër i Punëve të Jashtme
Nemanja Staroviq – ministër për Integrime Evropiane
Dejan Vuk Stankoviq – ministër i Arsimit
Zlatibor Lonçar – ministër i Shëndetësisë
Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – ministre e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale
Jelena Zhariq Kovaçeviq – ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografisë
Zoran Gajiq – ministër i Sportit
Nikola Selakoviq – ministër i Kulturës
Milan Krkobabiq – ministër për Kujdes ndaj Fshatit
Akademik Bela Balint – ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit
Husein Memiq – ministër i Turizmit dhe Rinisë
Boris Bratina – ministër i Informimit dhe Telekomunikimeve.
Darko Glishiq – ministër për Investime Publike
Si ministra pa portofol janë propozuar: Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura.