“Ne nuk do të marrim pjesë në votim nëse nuk kemi një zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën.
Zgjedhja e qëndrueshme për Kosovën, është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës dhe me të besoj se do të krijohet qëndrueshmëria në vend.
Ne i bëjmë thirrje edhe individuale, por sigurisht se ka edhe takime mes partive politike që të ketë një qëndrueshmëri rreth premtimeve që kanë bë për moszgjedhjen e Kurtit kryeministër.
Do të shihet nesër se si do të veprojnë.
Nuk ka ndonjë dakordim konkret deri tani. E dimë shumë mirë që kemi një procedurë, ajo është që t’i jepet mundësia partisë së parë”, tha Lushtaku.