Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka koordinuar me grupin parlamentar të partisë së tij në lidhje me votimin në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Gjatë një momenti të kapur në disa pamje nga Nacionale, Time Kadrijaj e informon Haradinajn për pozicionin e opozitës në këtë seancë.
Kadrijaj i tregon Haradinajt se LDK-ja do të votojë kundër, ndërsa ai pyet në lidhje me qëndrimin e PDK-së, për të cilën Kadrijaj përgjigjet: “Po i ves tash.”