Deputetët ende nuk kanë marrë mandatet dhe nuk mund të bëjnë betimin pa kaluar kjo pikë e parë e seancës konstituive.
Vetëm 52 deputetë të Kuvendit votuan pro këtij raporti, ndërsa opozita doli kundër.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se 52 deputetë votuan për këtë raport, 54 kundër dhe 11 abstenuan.
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, arsyeja e kundërshtimit të këtij raporti është fakti se anëtarët e ekzekutivit nuk ka dhënë dorëheqje para se të marrin mandatin e deputetit, gjë që parashihet me kushtetutë.
Por, Albin Kurti pak çaste më parë i ka dërguar letër kryetarit të kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke njoftuar dorëheqjen prej postit të kryeministrit./gazetametro.net