nteri është në garë për tre trofe këtë sezon dhe kërkon të përsërisë suksesin e vitit 2010. Zikaltërit presin nesër në mbrëmje Bajernin e Mynihut për të kërkuar një vend në gjysmëfinalen e Championsit, ndërkohë që kryesojnë në Serinë A dhe janë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Për këto arritje të jashtëzakonshme, drejtuesit e klubit të Milanos kanë vendosur të ofrojnë trajnerit Simone Inzagi rinovimin e kontratës.
Kontrata e Inzagit është në fuqi deri në vitin 2026, por presidenti Marota dhe drejtori sportiv Auzilio dëshirojnë ta rinovojnë atë që tani për të siguruar që ekipi të niset me një trajner të sigurt për të ardhmen. Ata po planifikojnë të rinovojnë kontratën e tij deri në vitin 2028, duke përfshirë një rritje të pagës.
Inzagi iu bashkua Interit në vitin 2021 me një pagë prej 4 milionë eurosh dhe aktualisht fiton 6.5 milionë euro, me bonuse të konsiderueshme për rezultatet e tij. Pritet që pagë të tij të rritet në 7 milionë euro me rinovimin.