Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mblidhet nesër në mëngjes për të shqyrtuar dhe miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, një vendim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e qytetarëve. Krahas kësaj pike kryesore, në rend dite janë edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve, megjithatë fokusi kryesor mbetet tek ndryshimi i çmimeve.
ZRRE ka njoftuar se nga sot çmimi i energjisë është rritur për 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Fillimisht ishte propozuar një shtrenjtim prej 15%, por në vendimin përfundimtar, rritja u përcaktua të jetë edhe më e lartë. “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale, është rreth 16%,” thuhet në komunikatën zyrtare të ZRRE-së.
Aktualisht, për konsumatorët që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat-orë, por me këtë rritje pritet që faturat mujore të shtrenjtohen ndjeshëm.
Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga data 1 prill dhe do të mbeten valide deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.