Sezon i suksesshëm me rritje të kapaciteteve dhe cilësisë
Ky sezon është cilësuar ndër më të suksesshmit deri më tani, me ngrohje cilësore dhe të mjaftueshme për mbi 25 mijë konsumatorë përgjatë 181 ditëve.
Gjatë sezonit janë prodhuar gjithsej 362,520 MWh energji termike, që paraqet rritje prej 10% krahasuar me sezonin e kaluar (329,617 MWh). Ndërkohë, janë liferuar 307 GWh energji, ose 11% më shumë se vitin e kaluar.
Zgjerim i rrjetit dhe faturim sipas konsumit
Gjatë këtij sezoni, rrjeti i ngrohjes është zgjeruar me 33 objekte të reja banesore, përfshirë 1 shkollë dhe 2 objekte afariste, që përfshijnë 854 njësi banimi me një sipërfaqe totale prej 72,630.94 m².
Po ashtu, për herë të parë, është zbatuar metoda e faturimit sipas konsumit real, ku mbi 12 mijë konsumatorë, që kanë pajisje matëse, janë faturuar në bazë të shpenzimit të energjisë.
Synimi: modernizim dhe shtrirje më e gjerë
“Termokos” rithekson angazhimin për modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes, me qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve të Prishtinës në sistemin qendror të ngrohjes.