Rivalitet, emocione dhe beteja të forta në Spanjë dhe Itali, kështu mund të përkufizohen dy takimet çerekfinale, shkruan Periskopi.
Real Madridi synon përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me shifrat 3 me 0.
Stadiumi Santiago Bernabeu ka ditur të jetë i ’zjarrtë’ dhe me përmbysje të hatashme, andaj asgjë nuk mund të konsiderohet si e përfunduar në këtë takim.
Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Inter dhe Bayern Munich, me ndeshjen e parë që përfundoi 2 me 1 për skuadrën italiane.
Kujtojmë që mbrëmë PSG dhe Barcelona siguruan nga një vend në gjysmëfinale.