Albin Kurti sërish ka vazhduar sulmet ndaj mediave në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ai ka thënë se disa media janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve.
Teksa foli për dështimin e konstituimit të Kuvendit, ai tha se “i siguron qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish-regjimit dhe oligarëve që madje kanë shkuar aq larg sa që i kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë po ecën përpara në ekonomi, demokraci, në rend e ligj, me siguri e paqe për të gjithë”.
Teksa foli për dorëheqjen, ai thotë se “shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje”.
“Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve të tyre si deputet. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria jonë është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe ekmi përmbshur mandatin e rregullt. Nga ajo ditë, qeveia jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takon pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjistalcion në fuqi”.