Grenell e ka quajtur trup Gjykatën e Hagës, e cila ka theksuar paguhet nga taksat e amerikanëve dhe kjo nuk është hera e parë që emisari amerikan i reagon ashpër Speciales dhe mënyrën se si kjo Gjykatë ka vepruar ndaj ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Ai gjithashtu ka kritikuar Radio Europa e Lirë(REL) që poashtu e ka quajtur një turp dhe që paguhet nga amerikanët.
Ai në kritikën drejtuar REL, ka kritikuar menyrën e raportimit rreth procesit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, duke ngritur pyetje se kush po “i krijon”, “redakton këto histori”.
Shkrimi i plotë nga Grenell:
Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë).
Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë).
Kush po i redakton këto histori REL?
Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët kanë shkuar pas Presidentit të Kosovës për DY VJETE? Jo.
Krimet e supozuara janë të vitit 1998.
Gjykata filloi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020.
Ky gazetar duhet të shkarkohet menjëherë.
Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë.
Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë të gjyqit.