“Nuk jam fajtor”, deklaroi Spasojeviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Nuk jam fajtor”, deklaroi edhe i akuzuari Toliq.
“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, tha Maksimoviq.
Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm,
Mund të jetë më vonë dëshmitar i rastit “Banjska”, largohet nga salla një hetues policor
(Përditësuar, ora 10:05)- Trupi gjykyes në rastin “Banjska” mori vendim që ta largojë nga salla hetuesin e rastit Jeton Jetullahu, me arsyetimin se i njëjti më vonë mund të jetë dëshmitar i rastit.
Paraprakisht, mbrojtja e të akuzuarve kërkuan të dinë se kush janë stafi mbështetës i prokurorit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Seanca është duke vazhduar.
Nis shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska”
(Përditësuar, ora 09:53)- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq.
Lexo më shumë “Betimi për Drejtësi”