Kjo sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po e keqpërdor jonjerëzisht Deharin për interesa të veta.
“Sot është keqpërdor një e drejt ligjore që i takon deputetitë të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deputeti që ka rastis me qenë më i vjetri dhe duhet me kryesu seancën, është shndërru në një instanc partiake. I ka shërby një partie, Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit të saj në kete rast. Unë personalisht në aspektin njerëzor ndjej keqardhje për z.Deharin sepse është tejet e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri tê shtyrë në moshë, me përdor për interes krejtësisht politik, dhe me u mundu me u fsheh pas një arsyetimi banal kinse na duhet një konsensus”, ka thënë ai në T7.